Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, sot është takuar me disa bashkëluftëtar në shtëpinë e Veteranëve të UÇK-së, në fshatin Samadrexh të Suharekës.
Sipas Beqës “cdo moment i kaluar me ta është një kujtim i çmuar dhe një dëshmi e krenarisë për sakrificat tona”.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të takoj disa bashkëluftëtar në shtëpinë e Veteranëve të UÇK-së, në fshatin Samadrexh të Suharekës. Çdo moment i kaluar me ta është një kujtim i çmuar dhe një dëshmi e krenarisë për sakrificat tona. Respekt dhe mirënjohje pa kufij për heronjtë tanë të lirisë