Hailey Bieber iu është përgjigjur atyre që mendojnë se ajo dhe Justin Bieber nuk janë të lumtur në lidhjen e tyre.
Ata janë përballur me thashetheme për lidhjen e tyre edhe në të kaluarën.
Në një intervistë së fundmi ajo tha: “Njerëzit më kanë bërë të ndihem shumë keq për marrëdhënien time që nga dita e para. Sikur njerëzit nuk duan të besojnë se ne jemi të lumtur”.
“Jam përpjekur të sillem sikur më dhemb. Jam përpjekur të mendoj se mësohem me këto në një moment të caktuar, sepse kështu janë njerëzit. Por e kuptova se në fakt nuk dhemb”, tha ajo.