Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hagë: Përfundon dëshmia e Jock Covey

Hagë: Përfundon dëshmia e Jock Covey

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Jock Covey, i cili ka shërbyer në Kosovë si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së, Bernard Kushner. Në fund të dëshmisë së tij, ai kërkoi të bëjë një koment por kjo nuk iu lejua nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Covey: A mund të bëj një koment të fundit?

Smith: Nuk mund të bësh, sepse nuk mund ndjekim atë me pyetje pasuese. Kemi përfunduar. Faleminderit që ishit.

Covey: Faleminderit për mundësinë që më dhatë për të ofruar dëshminë.