Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë ka refuzuar të premten kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB) të Serbisë, Jovica Stanishiqit.
Stanishiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci gjatë periudhës 1991–1995.
Kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, në arsyetimin e vendimit tha se, megjithëse Stanishiq e ka përmbushur kushtin formal për lirimin pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, ekzistojnë arsye të rëndësishme kundër lirimit të tij, shkruan danas.