Erling Haaland është afër nënshkrimit të një kontrate të re me “Nike”. Informacioni bëhet i ditur nga “The Athletic” , i cili bën me dije se marrëveshja mes markës sportive dhe sulmuesit të Manchester Cityt duhet të mbyllet për një vlerë prej rreth 23 milionë eurosh.
Norvegjezi 22-vjeçar përfundoi kontratën e tij të fundit me “Nike”-n, të cilën e kishte përfaqësuar që në moshën 14-vjeçare, në dhjetor të 2021-shit dhe që atëherë ka pasur një vit ‘liri’, pasi është parë me atlete nga “Nike”, “Adidas” dhe “Puma”.
Tani, sipas “The Athletic” , Haaland ka vendosur të qëndrojë me “Nike” pavarësisht interesimit nga “Adidas” dhe “Puma”. Rehatia dhe kënaqësia me produktin ishin pika themelore që sulmuesi të preferonte të vazhdonte me kompaninë amerikane.
Haaland kaloi te Manchester City nga Borussia Dortmundi, duke shënuar 33 gola dhe katër asistime në 33 ndeshje.