Blog Post

Arbëria TV > Sport > HAALAND REFUZON MILIONAT E MANCHESTER CITY- E SHEH VETEN NË BERNABEU

HAALAND REFUZON MILIONAT E MANCHESTER CITY- E SHEH VETEN NË BERNABEU

Erling Haaland, lojtari i Manchester Cityt, ka refuzuar një rinovim miliona dollarësh për skuadrën e “qytetarëve”.

Ai e bën të qartë synimin se qëndrimit të tij në Angli po i vjen fundi.

Golashënuesi më i mirë në Premier League në sezonet e fundit, ka refuzuar një ofertë miliona dollarësh nga skuadra e Pep Guardiolës, duke lënë të hapur derën që klubet e mëdha evropiane.
Pavarësisht atraktivitetit të klubit të Pep Guardiolës, Haaland ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në Spanjë.

Sipas elnacional, Real Madrid dhe FC Barcelona kanë vëzhguar nga afër situatën e sulmuesit të ri dhe po përgatiten të konkurrojnë për nënshkrimin e tij. Real Madridi, në veçanti, ëndërron mundësinë e çiftëzimit të Haaland me Kylian Mbappé, duke krijuar një dyshe të frikshme sulmuese që mund të dominojë futbollin evropian për vitet në vijim.

Ambiciet e klubit Merengue për të siguruar golashënuesin e ardhshëm të ekipit janë shumë të mdha. Për më shumë, PSG u përpoq këtë verë, por Haaland e mohoi ofertën e skuadrës pariziene. /tvarbëria/