Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Guvernatori Mehmeti për tërheqjen e Trustit: Qëllimi i kontributeve është ofrimi i mirëqenies pas pensionimit

Guvernatori Mehmeti për tërheqjen e Trustit: Qëllimi i kontributeve është ofrimi i mirëqenies pas pensionimit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka diskutuar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.

Për të dhënë mendim më të qartë për këtë çështje, komisioni i ka ftuar përfaqësues nga Banka Qendrore dhe nga Trusti Pensional.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit.

Prandaj sipas tij, këto mjete duhet të shfrytëzohen pas pensionimit në mënyrë që këta persona të mos bëhen barrë e shtetit.

“Për pensionet e bazuara në kursim, që veprojmë në emër të pjesëmarrësve dhe shpenzuesve, ka për qëllim grumbullimin dhe të sigurojë pensionet kontribuuese në rast se e arrijnë moshën 65 vjeçare. Qëllimi i kontributeve pensionale është që të ofrojë mirëqenie pas moshën së pensionimit”.

“Konsideroj se mjetet pensionale si qëllim kryesor është që të sigurojë mirëqenie për qytetarët të cilët pas pensionimit që ta kenë një mirëqenie e mos të bëhen barrë sociale e shtetit”, tha Mehmeti.

Mendim të njëjtë dhe kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti u shpreh edhe Ruzhdi Morina kryesues i Bordit të Trustit Pensional.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli tha se nëse Projektligji kalon në Kuvend, rreth 600 milionë euro do të tërhiqen.

“Prej shifrave nëse shkohet siç është propozuar  në ligj shuma qe do të tërhiqet është mbi 594 milionë euro nëse të gjithë i tërheqin, nëse marrim praktikën se sa i kanë tërhequr herën e kaluar është 95 për qind. Është e pritshme që e njëjta të tërhiqet rreth 600 milionë euro”, tha Zalli.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Ferat Shala, pyeti për punën që ka bërë BQK-ja në uljen e inflacionit.

“A është pjesë e mirëqenies Inflacioni dhe cili është qëndrimi për Inflacionin. Për ta ruajtur mirëqenien, cilat janë rekomandimet tuaja për ta ruajtur mirëqenien sociale”, tha Shala.

Për inflacionin u përgjigj Guvernatori Mehmeti.

“13 për qind ka qenë në gusht, ndërsa në fund siç e parashikojmë mund të jetë deri në 11 për qind. Inflacioni është i importuar”, tha Mehmeti.   /TV Arbëria

Powered by WordPress