Identifikohen shkelje në tenderin afro 4 milionësh të Ministrisë së Rozeta Hajdarit

Iniciativa për Progres, ka identifikuar shkelje procedurale me rastin...

Aktakuza për rastin Banjska, Sveçla: E vonuar dhe jo e plotë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla,...

Mundësia e një konflikti rajonal ndërsa Izraeli godet Libanin

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Guterres: Situata globale është e paqëndrueshme

Extra AL PVC

 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit botërorë se mosndëshkimi, pabarazi, paqartësia po krijojnë një “botë të paqëndrueshme”, ku një numër në rritje i shteteve besojnë se mund të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu”, tha ai gjatë debatit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ku po marrin pjesë presidentë, kryeministra, monarkë dhe udhëheqës të tjerë.

Duke përmendur thellimin e ndarjeve gjeopolitike, luftërat, ndryshimet klimatike e armët bërthamore, ai tha njerëzimi “po shkon drejt të paimagjinueshmes – një fuçi baruti që rrezikon ta përfshijë botën”.

Por, tha ai, “sfidat që ne përballemi mund të zgjidhen” nëse komuniteti ndërkombëtarë përballet me rreziqet e paqëndrueshmërisë, pabarazisë, padrejtësisë dhe mosndëshkimit, që tha se minojnë ligjin ndërkombëtar dhe parimet themeltare të OKB-së.

Nisja e takimeve të udhëheqësve botërorë në OKB po ndodh në kohën kur në botë janë rritur ndarjet, po zhvillohen luftëra në Gazë, Ukrainë e Sudan, dhe ka rrezik edhe për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Në fjalim, ai paralajmëroi se Libani, ku Izraeli ditëve të fundit ka kryer sulme vdekjeprurëse ajrore, nuk duhet “të shndërrohet në një Gazë të re”.

Ndërkaq, Guterres gjatë një fjalimi në “Samitin e të ardhmes” të mbajtur të dielën, tha se konfliktet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe Sudan, por edhe sistemi i sigurisë globale po “kërcënohen nga ndarjet gjeopolitike dhe zhvillimet e armëve të reja”.

Në punimet vjetore të OKB-së, merr pjesë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, që me gjasë do të jetë pjesëmarrja e madhe e tij e fundit në skenën botërore.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve javën e kaluar se në punimet e OKB-së, SHBA-ja do të fokusohet në dhënien fund të luftërave në botë. /REL/

spot_img

Të fundit

Identifikohen shkelje në tenderin afro 4 milionësh të Ministrisë së Rozeta Hajdarit

Iniciativa për Progres, ka identifikuar shkelje procedurale me rastin...

Aktakuza për rastin Banjska, Sveçla: E vonuar dhe jo e plotë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla,...

Mundësia e një konflikti rajonal ndërsa Izraeli godet Libanin

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që...

Sveçla: Rënia e Afrim Bunjakut, një moment dhimbjeje dhe krenarie

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka...

Identifikohen shkelje në tenderin afro 4 milionësh të Ministrisë së Rozeta Hajdarit

Iniciativa për Progres, ka identifikuar shkelje procedurale me rastin e vlerësimit dhe njoftimit të palëve pjesëmarrëse në procesin e tenderimit “Ndërtimi e Infrastrukturës në...

Aktakuza për rastin Banjska, Sveçla: E vonuar dhe jo e plotë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka konsideruar si të vonuar dhe jo të plotë aktakuzën që ka ngritur Prokuroria...

Mundësia e një konflikti rajonal ndërsa Izraeli godet Libanin

Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar shtetasve amerikanë që të largohen menjëherë nga Libani ndërsa në atë vend ende funksionon transporti. Zyrtarët libanez kanë...