Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Guri i LDK-së publikon një mesazh që thotë se Ministria e Financave ia dërgoi një vajze: Skandal e pabesueshme

Guri i LDK-së publikon një mesazh që thotë se Ministria e Financave ia dërgoi një vajze: Skandal e pabesueshme

Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ka publikuar një email që thotë se është nga Ministria e Financave dërguar një vajze që “kërkoi ekzekutimin e pagës”.

 

Guri e ka quajtur “skandal e të pabesushme”, përgjigjen që sipas tij është e Ministrisë së Financave, ku i është thënë vajzës “mendjemadhësinë ruajeni për vetën tuaj”.

 

Guri shprehet se shteti me muaj nuk ia “ka ekzekutuar pagën e merituar vajzës”.

 

“Kushdo që e ka shkru këtë email, duhet me shku në shpi. Në një qeveri normale dhe me një ministër normal, do të duhej të kërkohej publikisht falje! Por ama, fatkeqësisht, as qeverinë dhe as ministrin nuk i kemi normalë! Qasja e tyre arrogante po shihet që është instaluar edhe në përgjigjet institucionale nëpërmjet email-ve! SHTETI NUK ËSHTË I JUAJI TË ABUZONI NË KËTË MËNYRË!”, shprehet ai.

Postimi i plotë:

Powered by WordPress