Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri u tha “ktheni paret” ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli pasi u mor vesh se vëllai i kësaj të fundit ka përfituar grant 100 mijë eurosh nga kjo ministri.
“Faton, Fitore, Forumi i Rinisë ju ka nxonë tu vjedhë. KTHENI PARET!”, shkroi Guri në një postim në Facebook.
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli, i cili njoftoi fillimisht për këtë, i reagoi gjithashtu ministrit Peci, i cili i quajti kriminelë e të shthurur mentalë zyrtarët opozitarë.