Kryetari i rinisë së LDK-së, Paris Guri përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se në javën e parë të Qeverisë Abdixhiku koeficienti do rritet në 150 euro.
Guri tutje thotë se nëse është e nevojshme do t’i ndryshojmë edhe ligjet që pagat të rriten.
Postimi i plotë:
“Kush që na ndalë s’ka, kemi me i rritë pagat, 150 Euro koeficienti në javën e parë të Qeverisë Abdixhiku, që ka nevojë i ndryshojmë edhe ligjet, sepse t’i ke leju që me pasë rritje të çmimeve mbi 50% për produktet bazë që ne i konsumojmë çdo ditë”, shkroi ai.