Aivo Orav, shef i zyrës së BE-së në Kosovë ka reaguar pas sulmeve që zyrtarë të VV-së ia bën gjyqtarëve të Supremes, pas vendimit të djeshëm për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskale.
Ai ka thënë se sulmet kundër gjyqtarëve individualë në gjyqësor dhe ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë janë të papranueshme.
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot i ka dhënë mbështetje të plotë qëndrimit të Orav.
“Mesazh i rëndësishëm i dhënë nga BE-ja pasi diskutuam këtë çështje. Mbështetje e plotë.”, ka shkruar Guerot në “X”.