Hysni Gucati, kryetar i OVL-së së UÇK-së ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se dyshja Thaçi e Veseli japin instruksione politike në Gjykatë Soeciale.
Ai ka thënë se kjo nuk mund të ndodhë, sepse aty edhe takimet janë të përgjuara.
“I ki dy mikrofona përpara. E ki përkthyesin bash te dera, në prag të derës edhe nga dy gardianë në dy anët e derës. Syri edhe veshi janë komplet të përgjuar”, tha Gucati për ARB Debat me Rid Berishën.
Madje ai tregoi edhe një rast personal se si mbikëqyren rreptësisht takimet në Hagë.
“Baci Jakup kur më ka kapë për qafe është çu edhe ma ka dhanë dorën. Ata kanë këqyrë se pse ma dha dorën, besoni ose jo. Kur lypa me ia dhanë numrin e telefonit Salih Mustafës, u dashtë gardiani me ardhë vet me shënu numrin, nuk më lejshin mu me ia shkru numrin”, shtoi ai.