Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit

Gucati me apel ndaj BE-së dhe ambasadorëve: Mos luani me vendimin e 16 shtatorit

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, u ka bërë apel Bashkimit Evropian dhe ambasadorëve të huaj që të mos bëjnë politikë me vendimin e Gjykatës Speciale, i cili pritet të shpallet më 16 shtator.

Gucati ka kritikuar deklaratat se procesi nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë, pasi palët kanë të drejtë ankese, duke i cilësuar ato si “lojë të pistë politike me shkallët e drejtësisë”.

Sipas tij, një vendim i padrejtë në shkallën e parë do t’i shkaktonte Kosovës dëm të menjëhershëm, pasi Serbia do ta shfrytëzonte atë në diplomaci, në OKB dhe në përpjekjet për delegjitimimin e Kosovës.

Gucati ka deklaruar se një vendim që do ta lidhte luftën e UÇK-së me kriminalitetin e organizuar do të ndikonte edhe në mënyrën se si trajtohet ndërkombëtarisht lufta çlirimtare, ndërhyrja e NATO-s dhe shtetësia e Kosovës.