Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gucati: Kurti UÇK-në e ka në maje të gjuhës, jo në zemër

Gucati: Kurti UÇK-në e ka në maje të gjuhës, jo në zemër

Hysni Gucati, kryetar i OVL-së së UÇK-së ka folur gjerë e gjatë në emisionin ARB Debat me Ridin për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas Gucatit, Kurti trupin e ka në Kosovë e kokën diku tjetër,

“Me sinqeritetin ma të madh po e them se ky njeri trupin e ka këtu, kokën e ka diku tjetër krejt. Ky po më duket është t’uj çu ujë në mullirin e Serbisë. Ky është duke mendu ose me shkatërru këtë vend, ose me shpallë një Republikë të re. Këto sene janë kry tashmë.”, tha Gucati.

Ai foli edhe për raportin e Kurtit me UÇK-në.

“Ky në maje të gjuhës e ka UÇK-në, në zemër nuk e ka. Le të më kallxon ai mu çka ka bë për shoqatët e të dalurëve nga lufta, cilin individ e ka çu në Banjë për rehabilitim ose nënë të dëshmorit. Çka ka bo ai për luftën.”, deklaroi Gucati.