Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Guardiola komenton lidhjen e tij me Kombëtaren e Anglisë: Nuk kam vendosur asgjë, gjithçka mund të ndodhë

Guardiola komenton lidhjen e tij me Kombëtaren e Anglisë: Nuk kam vendosur asgjë, gjithçka mund të ndodhë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar zërat se ai ka vendosur të marrë përsipër kombëtaren e Anglisë pas skadimit të kontratës së tij me Citizens.

Kontrata aktuale e specialistit katalanas skadon verën e ardhshme, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam menaxher i Manchester Cityt. Nuk kam vendosur asgjë, gjithçka mund të ndodhë. Kështu që nuk e di”, tha Guardiola në një intervistë për emisionin italian “Che Tempo Che Fa”.

“Më duhet ende të mendoj dhe të vendos se çfarë dua të bëj”, shtoi menaxheri i Qytetarëve.