Pep Guardiola ka përzgjedhur fjalët më të mira të mundshme për sulmuesin Erling Haaland pas suksesit të arritur ndaj Southamptonit me rezultat 4-1 në Premier Ligë.
Ai ka thënë se puna e tij dhe golat e shënuar dëshmojnë se ai është në të njëjtin nivel me dy yjet e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
“Nëse shikoni numrin e ndeshjeve që ka luajtur në karrierën e tij dhe krahasoni golat e shënuar, mund të shihni se ai shënoi sa Cristiano, edhe pse mendoj se Messi është një lojtar më i kompletuar”, nënvizoi trajneri spanjoll.
“Por Erling e di. se ata dominuan për dy dekada, jo një vit apo dy. Dy dekada në futbollin botëror. Ata shënuan, fituan tituj dhe bënë gjithçka që ishte e mundur. Mendoj se futbolli është përmirësuar kryesisht falë Cristiano-s dhe Messit, për atë që kanë bërë të dy. Erling është vetëm 22 vjeç dhe luan në ligën më të vështirë në botë.”, ka shtuar ai.
Haaland e kryeson listën e golashënuesve ne Premier Ligë me 30 gola të realizuara deri më tani, shtatë më shumë se Harry Kane i Tottenhamit.
/TV Arbëria