Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > GTA 6 nuk i ka harruar shqiptarët – nga “Burim magjistari” te Dua Lipa, në videolojën e famshme flitet shqip

GTA 6 nuk i ka harruar shqiptarët – nga “Burim magjistari” te Dua Lipa, në videolojën e famshme flitet shqip

Videoloja Grand Theft Auto VI (GTA 6), e lansuar pas 13 vitesh pritjeje, ka tërhequr vëmendjen e miliona lojtarëve në mbarë botën, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha të industrisë së videolojërave.

Por, përtej historisë dhe grafikave që ofron loja e re e Rockstar Games, janë zbuluar disa detaje interesante që lidhen drejtpërdrejt me shqiptarët.

Nga një personazh me emër shqiptar, te një teori që lidhet me hakerin e famshëm Arion Kurtaj dhe përfshirja e këngëtares Dua Lipa në kolonën zanore, GTA 6 ka nxitur diskutime të shumta në komunitetin shqiptar të lojtarëve.

Një nga detajet që ka marrë vëmendje të veçantë është personazhi Burim, i cili shfaqet gjatë misionit “Day Release”, ku ndihmon protagonisten Lucia të he