Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Gruda: Pushteti e shkeli përsëri Kushtetutën

Gruda: Pushteti e shkeli përsëri Kushtetutën

Koordinatori për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se tendencat e këtij pushteti që përmes shkeljeve kushtetuese të vë nën kontroll institucione të ndryshme shtetërore – nuk kanë të ndalur.

“Dje, shumica parlamentare ka miratuar Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Edhe ky ligj, sikur shumë të tjerë paraprakisht, është anti-Kushtetues. Në ditët në vijim, PDK do t’i drejtohet edhe zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, përveç se paaftësi, tashmë realizimi i qëllimeve politike të pushtetit në mënyrë anti-kushtetutese, është shndërruar edhe në normë.

“PDK nuk do ta lejojë këtë qasje dhe çdo herë, përmes mekanizmave të saj, do ta mbrojë Kushtetutën e vendit”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress