Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gruda: Partia që ka marrë mbi 300 mijë vota mendon që fitorja e tyre duhet të përfaqësohet me Dimal Bashën

Gruda: Partia që ka marrë mbi 300 mijë vota mendon që fitorja e tyre duhet të përfaqësohet me Dimal Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Përparim Gruda, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës kryetar të Kuvendit, duke thënë se vota e dhënë nga grupi parlamentar i tij ishte pjesë e një zotimi publik që PDK kishte bërë më herët.

“Kemi votuar sepse kemi dhënë një zotim publik. Cilësia e kandidaturës që ofron partia fituese, ne kemi thënë dikë që është jo-ministër. Partia që ka marrë mbi 300 mijë vota mendon që fitorja e tyre duhet të përfaqësohet me Dimal Bashën. Unë nuk mendoj që ish dashtë, por unë do ta mbajë një premtim publik që kemi dhënë”, thaGruda në emisionin pressing

Ai shtoi se vendimi i Vetëvendosjes për të kandiduar Bashën është një mesazh që votuesit e saj duhet ta marrin seriozisht për zgjedhjet e ardhshme.

“Votuesit që kanë votuar VV-në mbi 300 mijë herë, duhet të menojnë edhe njëherë kur të votojnë herën tjetër se si përdoret fitorja nga Vetëvendosje. Për muaj të tërë është mbajtë Kuvendi i bllokuar për të ndodhur kjo”, tha Gruda.