Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Gruda, ka reaguar pas shkarkimit të kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli

Gruda, ka reaguar pas shkarkimit të kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli

Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, ka reaguar pas shkarkimit të kryeinspektorit në Ministrinë e Drejtësisë, Ylber Topalli.

Gruda në një reagim në Facebook ka shkruar se shkarkimi i Topallit është një goditje e ulët që bëhet ndaj tij, dhe qartazi një tentim për të ikur nga përgjegjësia që ka Ministrja e Drejtësisë për skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.

Ai ka shtuar se ajo që duhet të shkarkohet është ministrja Haxhiu.

“Mjaft e përdoret Astrit Deharin për politikat partiak, mjafte me goditje ndaj njerëzve meritor për lirin dhe pavarësinë e Kosovës. Ajo që duhet të shkarkohet është Ministrja e Drejtësisë”, ka shkruar Gruda.

/TV Arbëria 

Powered by WordPress