Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gruda i PDK-së nga Shkupi: Verdikti përfundimtar duhet të jetë lirimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit – që pesë vjet po iu shkelen të drejtat

Gruda i PDK-së nga Shkupi: Verdikti përfundimtar duhet të jetë lirimi i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit – që pesë vjet po iu shkelen të drejtat

Përparim Gruda i PDK-së nga Shkupi, ku po protestohet për lirimin e krerëve të UÇK-së, pret që verdikti përfundimtar i Gjykatës Speciale të jetë lirimi i tyre.

Ai për TV Arbëria potencon se në Hagë po shkelen të drejtat e tyre tash e pesë vite.

“Procesi na ka treguar që nuk ka asnjë provë, po shkelen të drejtat e njeriut. Kanë kaluar pesë vjet dhe ata janë në paraburgim.

Fakti që ka kaq shumë shkelje nga kjo Gjykatë Speciale na bën neve të revoltuar dhe me të drejtë kemi ardhur të protestojmë sot”, ka thënë Gruda nga Shkupi.

Kjo është protesta e katërt që po mbahet në përkrahje të krerëve të UÇK-së. /TV Arbëria