Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gruda: E respektoj Sejdiun, por Kurti e zgjodhi sepse e dinte që s’votohej nga Hoti

Gruda: E respektoj Sejdiun, por Kurti e zgjodhi sepse e dinte që s’votohej nga Hoti

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë në “Pressing”, se ai ka respekt për Bekim Sejdiun si intelektual i Kosovës.

Por, Gruda tha se Kurti pikërisht e ka zgjedhur atë, duke e ditur se Avdullah Hoti nuk do ta votonte.

“Unë e njoh Bekim Sejdiun, por si është propozuar e kam ditur që është votuar për mos me u zgjedh”.

“Si është e mundur që prej krejt intelektualëve, Kurti e gjen një person që pikërisht Avdullah Hotin e rrëzon nga pozita e kryeminsitrit”, ka thënë ai.