Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gruda: Avni Dehari pranoi një të vërtetë, po s’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund

Gruda: Avni Dehari pranoi një të vërtetë, po s’pati guxim ta lexojë aktgjykimin deri në fund

Përparim Gruda, deputet i PDK-së, tha se kryesuesi i seancës konstituive nga VV, Avni Dehari, e pranoi një të vërtetë.

Sipas Grudës, kjo e vërtetë është se nuk lejohen mocione procedurale.

Megjithatë Gruda shtoi se Dehari nuk pati guxim ta lexojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

Sipas interpretimit të Aktgjykimit nga Gruda, duhet të vazhdohet me votim të hapur.

“Paragrafi 187 i aktgjykimit thotë qartë:

“(…)zhvillimi dhe përfundimi i Seancës Konstituive duhet të udhëhiqet në pajtim me përcaktimet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, Kreun IV (Konstituimi i Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit dhe praktikat e deritanishme parlamentare për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Cila ka qenë ajo praktikë e deritanishme parlamentare? Votimi i hapur. Gjithmonë”, shkroi Gruda në Facebook.