Është djegur një veturë me targa të Serbisë nga dy persona të panjohur në Leposaviq. Lajmin në polici e ka lajmëruar një grua nga Kosova.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Leposaviq, 26.09.2023 – 00:00. Ankuesja femër nga Kosova ka raportuar, se dy persona të panjohur i kanë djegur veturën (me targa të Serbisë) të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.
/TV Arbëria