Një grua në Pejë ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj me dhunë e kishte futur në veturë dhe se e kishte kanosur dhe ofenduar.
Për këtë, policia tha se i ka bastisur shtëpinë e tij, por se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë. Ndërkaq, i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Pejë 06.02.2025-12:50. Është raportuar se viktima femër kosovare me dhunë ishte futur në veturë, kanosur dhe ofenduar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur si dhe është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia.