Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Gruaja nga Deçani e zhdukur tashmë 5 ditë refuzon kthimin në shtëpi

Gruaja nga Deçani e zhdukur tashmë 5 ditë refuzon kthimin në shtëpi

Një grua që u raportua e zhdukur para 5 ditëve gjendet shëndosh e mirë.

35-vjeçarja nga Deçani e raportuar e zhdukur është gjendur nga policia në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se është larguar me vullnetin e saj nga shtëpia.

Zhdukja e saj ishte raportuar më 22 mars nga një familjar, i cili kishte lajmëruar policinë se nuk kishte asnjë kontakt me të.

Pas hetimeve të kryera nga sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, dje është arritur të lokalizohet vendndodhja e saj.

Ajo ka thënë se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe nuk dëshiron të kthehet, pasi planifikon të vazhdojë jetën e saj në një vend tjetër.