Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gruaja në Malishevë gjendet pa shenja jete, dyshohet se bëri vetëvrasje

Gruaja në Malishevë gjendet pa shenja jete, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para disa orësh në fshatin Carravranë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. 

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grua rreth 60 vjeç, me inicialet SH.K.

Ndërkaq, vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar, drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 12:30 policia është njoftuar përmes telefonit për një rast të dyshuar për vetvrasje në fshatin Carravranë. Njësitet patrulluese dhe ato të hetuesisë si dhe komandanti i stacionit policor Malishevë i janë përgjigjur rastit ndërkohë që ekipi mjekësor nga QKMF Malishevë ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi ndërsa rasti po trajtohet si ”hetim i vdekjes”.

/TV Arbëria