Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gruaja filloi të kërkonte pjesë të pronës, 63 vjeçari rrëfen problemin me dy martesat e tij

Gruaja filloi të kërkonte pjesë të pronës, 63 vjeçari rrëfen problemin me dy martesat e tij

Historia që është trajtuar ditën e sotme në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe gazetares Evis Ahmeti ka të bëjë me një 63-vjeçar na qyteti i Vlorës, i cili ndodhet në një problematikë, zanafilla e së cilës daton

Asokohe 63-vjeçarit i kishin lindur konflikte bashkëshortore në familje për shkak të tradhtisë, vetëm një vit pasi ishte martuar.

Ai tregoi gjithë peripecitë e këtyre viteve duke rrëfyer se me bashkëshorten e parë nuk solli në jetë një fëmijë, ndaj edhe u divorcua në vitin 2004 për të ndërtuar një jetë të re, duke u bërë baba i dy fëmijëve.

Megjithatë ish-bashkëshortja vazhdoi t’i krijonte shqetësime përgjatë viteve, duke i kërkuar pjesën e saj nga shtëpia.

Edhe pse banesa u pjesëtua sipas ligjit, ajo i ka zaptuar pjesë nga dhomat, madje edhe tualetin, gjë që ka çuar në konflikt të madh brenda familjes. /Balkanweb