Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gruaja e ushtarit rus i kërkon Putinit: Vladimir Vladimiroviç, ma kthe burrin nga Ukraina

Gruaja e ushtarit rus i kërkon Putinit: Vladimir Vladimiroviç, ma kthe burrin nga Ukraina

Gruaja e një ushtari rus ka pasur një apel për rikthimin e bashkëshortit nga Ukraina, kërkesë kjo e bërë në shtabin zgjedhor të presidentit rus Vladimir Putin, veprim ky që cilësohet si shkelje në vendin ku ndalohet të flitet haptazi dhe kritikohet agresioni rus në Ukrainë.

“Vladimir Vladimiroviç Putin ka lëshuar dekretin se bashkëshorti im duhet të jetë atje (në Ukrainë). Më intereson të di se kur do të lëshohet dekreti që burri im të kthehet në shtëpi”, tha Maria Andreyeva.

Ajo filloi një konfrontim verbal me pjesëtarët e grupit të Putinit, ku një grua i tha se ushtarët rusë janë dërguar në Ukrainë “për ta mbrojtur vatanin” dhe se ajo po lutet për ta.

“Çfarë tutje? Ministria e Mbrojtjes ka shpenzuar të gjitha paratë, tani duhet nxjerrë gjithçka nga djemtë tanë”, tha Andreyeva.

“Çfarë do të fitojë, njeriu pa këmbë, dorë, njeri të sëmurë? A nuk e dini se çfarë po ndodhë atje”, shtoi ajo.

E aty u shfaq gruaja e ushtarit që udhëheq organizatën “rrugës për shtëpi”, që kërkon rikthimin e tyre nga fronti.

Powered by WordPress