Një grua ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese në telefon, ndërsa vajza ka thënë se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Vajza me nënën kanë shkuar te shtëpia e saj (prindërit e nënës).
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë / 14.07.2024-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, përmes telefonit i ka dërguar mesazhe-porosi fyese dhe kërcënuese, ndërsa viktima-vajza e tyre e mitur ka deklaruar se, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj-vajzës . Viktima (vajza) ka refuzuar strehimin dhe bashkë me nënën ka shkuar në shtëpinë e saj (të prindërve të nënës). Rasti është duke u hetuar.”