Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gruaja ankohet në polici për ish-bashkëshortin, pasi nuk e lejoi t’i merrte gjërat nga banesa që e blenë së bashku

Gruaja ankohet në polici për ish-bashkëshortin, pasi nuk e lejoi t’i merrte gjërat nga banesa që e blenë së bashku

Një grua ka denoncuar në Polici ish bashkëshortin e saj.

Ky i fundit, sipas denoncueses, nuk e ka lejuar t’i marrë gjërat personale nga banesa të cilën e kishin blerë bashkë.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, nuk e lejon të hyjë dhe të qëndrojë në banesë, as t’i marr gjësendet personale të saj të cilën banesë ajo ka deklaruar se së bashku me të dyshuarin e kishin ble gjersa kishin qenë të martuar.”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.