Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Greva e punëtoreve teknike, Azemi: Kemi marrë kërcënime nga udhëheqës të Kuvendit

Greva e punëtoreve teknike, Azemi: Kemi marrë kërcënime nga udhëheqës të Kuvendit

Punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës i kanë mbushur tetë javë që janë në grevë në oborrin e këtij institucioni.

E për këtë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se është marre që deri me tani nuk është ofruar një zgjidhje.

“Neve nuk na kanë bërë asgjë në këto dy muaj, pasi ne e kemi marrë pagën, por me këtë gjeste që kanë bërë janë zhveshur që këta më nuk janë të gatshëm për asgjë…”, ka thënë ai.

Jashari ka thënë se ata janë kërcënuar disa herë nga udhëheqës brenda Kuvendit për ta lëshuar oborrin e Kuvendit.

“Kemi marrë kërcënime, edhe me letra që duhet ta lëshojmë oborrin e Kuvendit. Jo nga operatori, por nga udhëheqësit brenda Kuvendit. Është tmerr dhe marrja e zotit se çfarë njerëz hynë brenda asaj dere…Shyqyr që ra ky rast dhe e pamë edhe për deputete, hiq për deputet se ç’fare janë dhe për çfarë brengosen. Sot kemi qëndruar jashtë në temperatura -1 gradë dhe askush nuk është ndalur”, ka deklaruar ai.

Kolektivi Feminist dhe organizata Përpjekja sot kanë mbajtur protestë solidarizuese me grevën e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës.

Ato kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “Punëtoret nuk janë mall”, “Pagë të njëjtë për punë të njëjtë”, “Schafberger shtyp punëtoret. Kuvendi e lejon”.

Punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë me kërkesë me rritje page nga 275 në 550 euro.

Powered by WordPress