Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Greva e punëtorëve të ‘‘Pastrimit’’, Rama: E panevojshme, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike s’duhet të vazhdojë

Greva e punëtorëve të ‘‘Pastrimit’’, Rama: E panevojshme, keqpërdorimi i tyre për qëllime politike s’duhet të vazhdojë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi që punëtorët e Kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, kanë nisur grevën e para ndërtesës së kësaj komune, duke e cilësuar këtë veprim si të ”panevojshëm”.

Rama, tutje, ka thënë edhe se të njëjtit janë duke u keqpërdorur për qëllime politike dhe se kjo është diçka e papranueshme që nuk duhet të vazhdojë.

‘‘Siç ju kemi njoftuar, Kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milion euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet’’, ka shkruar ai mes tjerash.

I pari i kryeqytetit ka deklaruar edhe se po presin nënshkrimin e kësaj kontrate me qëllimin që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre.