Atletja jonë, Gresa Bakraçi, garon sot në disiplinën e 800 metrave në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Bakraçi do të kërkojë një paraqitje sa më pozitive në garat e sotme.
Gara e saj në 800 metra nis në ora 19:45 dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës.
Kujtojmë që Gresa do të jetë edhe përfaqësuesja e fundit e Kosovës që garon në këto Lojëra Olimpike.