Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Grenell uron 17 shkurtin: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

​Grenell uron 17 shkurtin: Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

Emisari amerikan për misione të veçanta Richard Grenell, ka uruar miqtë në Kosovë për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Grenell ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi, që sipas tij, po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët kanë dështuar të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në pesë vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie – për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, tha Grenell në X.