Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Grenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor, thotë se shkuan për OJQ të krahut të majtë

Grenell shpërndan të dhënat për shpenzimet miliardëshe të USAID-it në Ballkanin Perëndimor, thotë se shkuan për OJQ të krahut të majtë

Emisari për misione speciale i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, duke shpërndarë një postim të një faqeje në X që shfaq financimet e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha se taksat e amerikanëve janë shpenzuar për OJQ të krahut të majtë për nxitje të “politikave radikale”.

Grenell këtë e quajti “mënyrë të pamatur” të shpenzimit të parave.

“Amerikanët punëtorë paguajnë taksa – politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur. Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera”, tha Grenell.

Në këtë postim që ka shpërndarë Grenell, Kosova është e para që ka përfituar ndihma nga USAID në vlerë të 537 milionë dollarëve.

Me ardhjen në Trump në Shtëpinë e Bardhë, Departamenti amerikan i Shtetit më 24 janar urdhëroi ngrirjen e financimeve të reja për pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane që janë zbatuar kryesisht përmes USAID.

Aktualisht në SHBA është duke u shqyrtuar mundësia që kjo agjenci të riorganizohet që këto ndihma të përshtaten me politikën e jashtme të Trump.