Emisari Special i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka shpërthyer me kritika ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për qëndrimin e saj ndaj procesit të Gjykatës Speciale dhe arrestimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Grenell e akuzon von der Leyen për heshtje të qëllimshme ndaj asaj që ai e quan një ndjekje politike ndaj Thaçit, e iniciuar nga prokurori Jack Smith.
“Gjyqi juaj i Hagës ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund të shpërndahen këshilla gjyqësore në çdo vend?”, ka shkruar Grenell.
Ai pretendon se arrestimi i Thaçit ndodhi në një moment kritik politik.
“Keni qëndruar në heshtje ndërkohë që Jack Smith arrestoi një president në detyrë, vetëm sepse ai po shkonte për të takuar Donald Trumpin për të formuluar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith-it / gjykatës.”
Grenell e cilëson këtë situatë si të turpshme, duke e drejtuar kritiken edhe ndaj mediave.
“Është turp si media e ka injoruar këtë ndjekje politike.”