Jude Bellingham do të jetë lojtari më i përmendur gjatë merkatos verore.
Ylli i Borussia Dortmundit pritet që të largohet këtë verë nga skuadra gjermane, dhe gjigantë të shumtë evropianë e dëshirojnë atë.
Liverpooli dhe Real Madridi janë dy favoritët për nënshkrimin e Bellingham, ndërsa në garë është edhe Manchester City.
Tani, ylli i kampionit anglez, Jack Grealish, i ka bërë thirrje Bellingham që t’i bashkohet Cityt.
Në një koment që ka bërë Bellingham në “Instagram”, Grealish ia ka kthyer:
“Eja te City xx”./TV Arbëria