Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Granit Shala: “Pa votën e diasporës do të shihej qartë sa përkrahje ka VV-ja në Kosovë”

Granit Shala: “Pa votën e diasporës do të shihej qartë sa përkrahje ka VV-ja në Kosovë”

Granit Shala ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rolin e diasporës në zgjedhjet në Kosovë, duke deklaruar se rezultati elektoral do të dukej ndryshe nëse nuk do të kishte vota nga jashtë vendit.

Në reagimin e tij, Shala shprehet kritik ndaj mbështetjes që, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje e merr nga diaspora.

“Mos votoni nga diaspora nëse doni ta kuptoni realisht sa përkrahje ka në Kosovë. Pa votën e diasporës do të shihej qartë sa pak mbështetje ka VV-ja brenda vendit,” ka shkruar ai.

Sipas tij, vendimet për qeverisjen duhet të reflektojnë më shumë vullnetin e qytetarëve që jetojnë çdo ditë në Kosovë dhe përballen drejtpërdrejt me pasojat e politikave qeveritare.

“Le të vendosin ata që jetojnë çdo ditë me pasojat e qeverisjes,” ka shtuar Shala.

Megjithatë, në fund të reagimit të tij ai thekson se edhe vetë është pjesë e diasporës.

“Edhe unë jam diasporë,” ka shkruar Shala në postimin e tij.