Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Granit Rushiti fitoi çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit në Suedi

Granit Rushiti fitoi çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit në Suedi

Aktori me origjinë nga Kosova, Granit Rushiti mbrëmë ka fituar çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit për vitin 2022 në Suedi.

Kështu ka informuar ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, sipas së cilës, Rushiti ka arritur të fitojë çmimin mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombëtarë.

Rushiti ka fituar çmimin e parë me rolin kryesor në filmin “Unë jam Zlatan”.

Guldbaggen është çmim suedez i filmit, i cili ndahet çdo vit në Gala Guldbagge nga Instituti Suedez i Filmit “për kontributet e jashtëzakonshme në filmin suedez gjatë vitit të kaluar”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress