Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Grafite kundër rendit kushtetues të Kosovës shkruhen në muret e disa shtëpive në Leposaviq

Grafite kundër rendit kushtetues të Kosovës shkruhen në muret e disa shtëpive në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitet policore gjatë patrullimit në Leposaviq në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafite të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten, në orën 00:40.

“Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafite të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë.

/TV Arbëria