Policia sot ka informuar se një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka marrë fëmijën e tyre dhe është larguar nga shtëpia, në Graçanicë.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas këndelljes nga alkooli, me vendim të prokurorit është liruar.
“Viktima femër ka raportuar se bashkëshorti i saj ka marr fëmijën e tyre dhe është larguar nga shtëpia.”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të PK-së.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”. /TV Arbëria