Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Grabitje nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Grabitje nën kërcënimin e armës në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një grabitje me armë në në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas dyshimeve të para, grabitësi ka marrë nën kërcënimin e armës një shumë të parave.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ajo ka shtuar se policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.