Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Grabitje e armatosur në Ferizaj

Grabitje e armatosur në Ferizaj

Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se një grua derisa ka qenë në vendin e punës, një person i armatosur ka hyrë dhe nën kërcënimin e armës ka mundur ti marrë një shumë parash.

Personi është ende i paidentifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton policia.

”Ferizaj  18.01.2024-17:52. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se deri sa ishte në vendin e punës, kishte hyrë një person i dyshuar i panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kishte marr një shume te hollash dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet tutje në raportin policor.