Policia e Kosovës njofton se i arrestuari në Prizren dyshohet për grabitjen e armatosur që ka ndodhë të enjten në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, në vazhdimësi të veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur.
“Në koordinim me hetuesit të NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si: -para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu sipas policisë, më datë 03.05.2023, rreth orës 16:04, në Stacionin Policor Prizren raportohet për rast “Grabitja në Tenativë në Rr. ’”Ahmet Prishtina”.
“Informatës së dhënë në vendin e ngjarjes i përgjigjen zyrtarët policorë të njësive relevante – patrulluese dhe ato te hetimeve Rajonale. I dyshuari i rastit, i veshur me rroba sportive të zeza ,me maskë në fytyrë dhe me pistoletë në dorë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, hyn në një objekt mikrofinanciar ku konfrontohet me punëtorin e sigurimit të atyshëm të cilit i shkakton lëndim në kokë. Përpjekja e të dyshuarit për të kryer “ Grabitja” ngel e papërfunduar. I dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, janë ndërmarrë veprime të duhura hetimore, në vendngjarje është gjetur një qelës i veturës së të dyshuarit e me pas edhe vetura të cilën i njëjti e ka pasur në përdorim , VV Passat ,ngjyrë e zezë, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar.
“Është identifikuar i dyshuari D.G ne shtëpinë e te cilit me urdhër te Prokurorit , është kryerje kontroll ( bastisje). Me date 04.05.2023 rreth orës 21:50 i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar. I njëjti intervistohet në prezencë të avokat mbrojtës. Të dyshuarit i është gjetur në posedim një arme zjarri – pistoletë e cila është sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se është iniciuar rast i klasifikuar si vepër penale “Grabitja në Tentative” ndërsa me aktvendim me shkrim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
/TV Arbëria