Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Grabitja në Prishtinë, Policia jep detaje për TV Arbëria: I dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47, arrestohet në Obiliq

Grabitja në Prishtinë, Policia jep detaje për TV Arbëria: I dyshuari ka shtënë me armë zjarri AK-47, arrestohet në Obiliq

Sot ka ndodhur një grabitje në Tophane të Prishtinës, ku kanë mbetur dhe persona të lënduar ndër ta dhe i dyshuari për grabitje, raporton TV Arbëria.

Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti për TV Arbëria ka konfirmuar rastin, si dhe në raport thuhet se pasi i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ka reaguar dhe një qytetarë për të parandaluar grabitjen.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”, njofton policia.

“Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor”, njofton tutje Policia e Kosovës.

Gjithashtu nga policia është sekuestruar vetura e të dyshuarit dhe arma automatike AK-47.

Policia njofton se hetimet rreth rastit po vazhdojnë. /TV Arbëria

Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.
Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.
Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar.
Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :
-veturën e të dyshuarit, si dhe,
-një armë automatike, të tipit AK-47.
Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.