Gjatë ditës së sotme, rreth orës 19:00 ka ndodhur një grabitje në një postë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, raporton TV Arbëria.
Rastin për TV Arbëria e ka konfirmura zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila thotë se dyshohet se një person ka grabitur një shumë parash.
“Sot rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një postë në rrugën “Enver Maloku “në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar ka grabitur një shumë parash”, thuhet në raportin e policisë.
Zëdhënsja e policisë bënë të ditur se hetimet rreth rastit kanë nisur.
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, njofton Ahmeti. /TV Arbëria