Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Grabiten katër persona nën kërcënimin e armës së gjatë në Novobërdë

Grabiten katër persona nën kërcënimin e armës së gjatë në Novobërdë

Katër persona kanë rënë pre e një grabitje të armatosur mbrëmë në Novobërdë.

Atyre u është vjedhur një kuletë, një orë dore dhe një telefon.

Policia ka intervenuar dhe ka arritur të gjejë gjësendet e vjedhura, përveç 300 euro para të gatshme të cilat kishin arritur t’i merrnin grabitësit.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur kuletën, një orë dore, dhe një telefon, por nga kuleta të dyshuarit ishin marrë 300 euro para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.