Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Google thotë se 400 milionë përdorues të saj përdorin teknologjinë passkey

Google thotë se 400 milionë përdorues të saj përdorin teknologjinë passkey

E Enjtja ishte Dita Ndërkombëtare e Fjalëkalimeve dhe Google dëshiron të njoftojë përdoruesit e ditët e fjalëkalimeve janë të numëruara.

Passkey janë 2 çelësa kriptografikë, një çelës publik i cili është i regjistruar tek shërbimi online ose aplikacioni, dhe një çelës privat i cili ruhet në pajisje, një smartfon apo kompjuter.

Mund të duket e komplikuar, por passkeys janë dizajnuar për të qenë të lehtë të përdoren. Në fakt për tu kyçur me passkey, mjafton të përdorni fytyrën, shenjën e gishtit apo një PIN siç keni vepruar me smartfonin tuaj.

Përmes një postimi në blog, zëvendës presidenti i inxhinierisë së sigurisë pranë Google Heather Adkins njoftoi se që kur Google lançoi passkeys në 2022, më shumë se 400 milionë llogari Google janë siguruar me passkey.

Kolektivisht 1 përdoruesit janë kyçur 1 miliardë herë me passkey duke demonstruar kështu një adoptim në rritje të funksionalitetit të ri të sigurisë.

Sipas Google përdoruesit e passkey kyçen 50% më shpejtë sesa ato me fjalëkalime duke rritur kështu jo vetëm sigurinë por edhe efikasitetin e procesit të verifikimit.

Themes by WordPress